Të ftuar:

Aurel Plasari – Studiues

Studiuesi Aurel Plasari të mërkurën foli në lidhje me figurën e Mid’hat Frashërit dhe rolin e tij në Kongresin e Manastirit.

Plasari u ndal tek ky moment i artë i historisë së Shqipërisë, duke treguar se nuk u paraqiten dy alfabete, por 36-të.

Plasari: Të ishin dy alfabete do ishin shumë mirë, por ishin 36 alfabete. Ishte çmenduri që një vend i vogël, në luftë të kishte 36 alfabete. Sepse çdo shqiptar me mend që dinte të shkruante sajonte një alfabet në vete. Pikërisht kjo gjë e detyroi Fishtën të thoshte se pas çdo ferre në shqipni del një litear me alfabetin e vet. Ajo që ndodhi në Kongresin e Manastirit ishte një mrekulli e vërtetë.

Studiuesi Aurel Plasari, të mërkurën, tha se Mid’hat Frashërit nuk frekuentonte asnjë kafe si shqiptarët e kohës, por atë e gjeje vetëm në librarinë e tij Lumo Skëndo.

Duke iu referuar rrëfimit të shkrimtarit Vedat Kokona, Plasari tha se Lumo Skëndo ishte një person i lidhur ngushtë me punën dhe dijen.

Plasari: Lumo Skëndon nuk e gjeje në kafe, por vetëm në librarinë Lumo Skëndo. E thotë Vedat Kokona. Ky ka pasur një fat, pasi është i vetmi shkrimtar shqiptar që Mid’hat Frashëri i bëri parathënien e një libri. Ai tregon se Lumo Skëndon nuk e gjeje si shqiptarët që rrinin në kafene, por Lumo Skëndon e gjeje vetëm në librarinë Lumo Skëndo.

Në emisionin ‘Opinion’ po flitet për figurën e Mit’hat Frashërit.

Gjatë intervistës me studiuesin Aurel Plasari, gazetari Blendi Fevziu është ndalur edhe tek libraria e Mit’hat Frashërit “Lumo Skëndo”.

Shumë kanë menduar se Mit’hat Frashëri dhe pseudonimin e tij Lumo Skëndo, emër që mbante dhe libraria, janë persona të ndryshëm, por jo, ajo ishte libraria e Mit’hat Frashërit . Ishte një nga librarit më të famshme të kohës.

Në ‘Opinion’ u transmetua edhe një reklam tepër interesante që ishte vendosur në këtë librari, në të cilën ftoheshin në një mënyrë krejt të veçantë qytetarët të blinin libra.

Është e pamundur që çdo histori dashurie të jetë e dokumentuar, megjithatë një pjesë e mirë e dashurive të Mit’hat Frashërit janë të njohura.

Ai është përmendur shpesh në faqet e shtypit për historitë e tij të dashurisë, të cilat janë të shumta dhe që e bëjnë Mit’hat Frashërin, një prej personazheve më të veçantë të kohës kur jetoi. Edhe pse i pamartuar kurrë, në jetën e tij kanë qenë të shumta gratë që kanë hyrë e kanë dalë, duke lënë pas edhe gjurmë, të cilat i ndeshim sot në një mënyrë a tjetër.

Këtë herë po sjellim për lexuesin, pjesë nga letërkëmbimi i Mit’hat Frashërit me një grua të panjohur Mund të aludojmë se kjo grua ka qenë një prej të dashurave të Frashërit, ose, të paktën, një njeri shumë i afërt, e cila i shkruante atij në mënyrë intime.

Studiuesi Aurel Plasari, të mërkurën, tha se Mid’hat Frashëri ka qenë me ide antifashiste dhe antikomuniste të qarta. Plasari u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se këto ide janë të konfirmuara.

Mirëpo, ajo që i kishte tërhequr më shumë vëmendjen ishte një status i një punonjësi të CEZ-it, i cili shkruante: Na thotë Plasari që ky ishte antifashist dhe ballisht, ndërsa zgërdhihej më pas.

Ai tregoi se këtë histori këtij punonjësit të CEZ-it këtë histori ia kishte thënë gjyshi, ose e kishte mësuar në kafen e CEZ-it.

Studiuesi Aurel Plasari, të mërkurën, deklaroi se të gjithë ata që akuzojnë Mid’hat Frashërin si bashkëpunëtor i nazizmit nuk kanë asnjë dokument.

Fevziu: Ka një dokument që ai thotë se të ndalohet përkohësisht lufta nga gjermanëve se kishte përplasje me partizanët.

Plasari: Po. Unë këtë e lexoj se ka dashur t’i vendosë frerë luftës civile. Kjo nuk është ndonjë akuzë që të ul armët.

********************************

Kohen e bejne njerezit!