Emisioni “Opinion” u ndal sot në një temë të prekshme nga të gjithë, e cila është pjesë e diskutimeve informale dhe formale të shoqërisë shqiptare.
Shumica e shqiptarëve nuk duket se kanë një lidhje shumë të fortë dhe solide me besimin fetar. Në shumë zona të Elbasanit, banorët kanë dy emra, një ortodoks dhe një mysliman. Emrat e krishterë janë përdorur për të mos ndjekur shërbimin ushtarak dhe mysliman për t’iu shmangur taksave që paguanin të krishterët.
Por përse ndodhi konvertimi masiv i shqiptarëve në fundin e shekullit të 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të nga kristianizmi në myslimanizën. Për të folur për këtë temë në studion e emisionit “Opinion ishin të ftuar Aurel Plasari, Fatos Lubonja, Preç Zogaj, Andrea Stefani, Ardian Klosi dhe Ermal Hasimja.
Sa besojnë shqiptarët, cili është raporti që ata kanë me besimin fetar dhe si është raporti midis tre feve në Shqipëri ishin disa nga pikat që u trajtuan nga të ftuarit./tvklan.al