Veprimi i papritur i ministrit, përse Arben Ahmetaj erdhi me valixhe në Opinion
Ministri Arben Ahmetaj ka bërë një hyrje të pazakontë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Që në nisje të emisionit, Ahmetaj hyri në studio me një valixhe misterioze.
Ai u pyet nga drejtuesi i emsionit Blendi Fevziu se çfarë përmban kjo valixhe, për të cilën tha se është plot me dokumente për “pagesat e luftës”.
Blendi Fevziu: Pse ke ardhur me valixhe?
Arben Ahmetaj: Kemi dokumente aty.
Blendi Fevziu: Nuk do kesh shumë kohë t’i hapësh dokumentet.
Arben Ahmetaj: Ska gjë…
Blendi Fevziu: Po të kishe sjellë ndonjë lekë edhe mund të të lija ta hapje.
Arben Ahmetaj do të flasë në Opinion për paketat ekonomike të qeverisë në kuadër të krizës që ka shkaktuar COVID-19.
Ahmetaj rendit listën: Bizneset që hapen prej 27 Prillit
Ministri përgjegjës për administrimin e situatës ekonomike shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj, ka treguar këtë të enjte listën e bizneseve që mund të hapen që prej datës 27 Prill.
Gjatë emisionit “Opinion”, ai tha se bëhet fjalë për dyqane të specializuara, pra që shesin një mall specifik.
Ahmetaj sqaroi se nuk do të hapen dyqanet e specializuara brenda qendrave tregtare pasi këto të fundit do të vijojnë të jenë të mbyllura.
“Lista e aktiviteteve që do të hapen janë shitjet e tjera me pakicë në dyqane jo te specializuara, shitja me pakicë e mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara tregtia me pakicë në dyqane të specializuara, aktiviteti i taksive, tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara, shitje me pakicë e mallrave të tjera të reja aktivitete të tjera tregtare, tregtia me pakicë e mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e luleve, bimëve farërave, plehëruesve, kafshëve në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuara, regjistrimi i zërit dhe aktivitetit të publikimit të muzikës, tregtia me pakicë e qilimave, tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe videove në dyqane të specializuara. Tregtia e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara, shitja me pakicë e sistemeve të sigurisë, pajisjeve të telekomunikacionit në dyqane të specializuara”, tha Ahmetaj sipas të cilit me këtë ndryshim mbi 350 mijë të punësuar rikthehen në punë.
Berisha i përgjigjet akuzave të Ramës: Është primitiv
Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama se ish-kreu i qeverisë do të krijojë destabilitet në vend.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama është “primitiv”.
Berisha tha gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se Kryeministri Edi Rama nuk njeh përgjegjësitë e veta.
“Mua më personalisht më quajti kështu? Po sigurisht, për çdo gjë fajin e kam unë. Është normale se është njeri primitiv. Njeriu i qytetaruar ka tiparin kryesor përgjegjësinë. Njeriu u bë i qytetëruar, kaloi nga privimtimizmi se njohu përgjegjësitë e veta, kurse ky nuk njeh përgjegjësitë e veta. Ky është në stad primitv, kaq është puna e tij”, tha Berisha. /tvklan.al