Të ftuar:

Dhurata Thanasi – Guzhiniere

Enes Reka – Pastiçer

Jani Sidheri – Pastiçer

Kristi Janku – Themeluese e Brandit “Kikiliciouss”

Ilir Hysaj – Specialist çokollatash

Zhaklina Bano – Resorant “Blerimi” Lushnjë

Iva Tiço – Gazetare

Saimir Kodra – Moderator i emisionit ” STOP”

 

E  ftuar në “Opinion” Dhurata Thanasi, ka treguar se bakllavaja më e mirë në Shqipëri i përket krahinës së Çamërisë: “Çamët bëjnë bakllavanë më të mirë”.

Këtë gjë e ka miratuar edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili ka thënë se bakllavaja e çamëve është e jashtëzakonshme.

Pronari i Pastiçeri Reka, Enes Reka, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Duke qenë se kjo është një nga pastiçeritë më të vjetra në Shqipëri, në treg prej 94 vitesh, Enes Reka tregoi një detaj për kohën e Mbretit Zog, kur pastiçerinë e kishte stërgjyshi i tij.

Ai tregoi një detaj për mbretin Zog: “Mbreti Zog kishte një orar të caktuar, çdo ditë në orën 12 nga Pallati Mbretëror dërgonte dikë që të merrte lëngë trëndafili. Qëlloi njëherë që stërgjyshi im nuk ishte në pastiçeri dhe nuk ja kishte përgatitur atij dhe e përgatit një nga ato që ndodhej atje dhe mbreti kishte thënë po e pi nesër se nuk qenka Mustafai (për stërgjyshin e Enisit). E kishte njohur dorën direkt, e dalloi”.