Të ftuar:
Anila Basha,
Lorenc Vangjeli,
Artan Hoxha,
Fahri Balliu
Intervistë me: Kreshnik Spahiu
E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Anila Basha është shprehur se janë ndërkombëtarët ata që kanë hyrë për të zgjidhur ngërçin politikë. “Nga informacionet paraprake që kemi kanë hyrë në lojë ndërkombëtarët apo ambasadorët për të negociuar me dy forcat kryesore politike”. Sipas Bashës palët të gjitha janë konfuze, pasi vazhdimisht ndryshojnë kushtet. Teksa ju përgjigj pyetjes së Blendi Fevziut se pse Nishani e kërkoi pikërisht tani këtë takim, Anila Basha është shprehur se ai ka kërkuar të faktorizohet për zgjedhjen e krizës por sipas saj është shumë vonë. Anila Basha tha më tej se sipas informacioneve që ajo kishte negociata vazhdojnë:“Jemi në pazare politike, sa ministra do marrim, sa do lëmë, kë do marrim, kë do lëmë, KQZ. Negociatat vazhdojnë, po i bëjnë stafet e dyta.
Analisti Artan Hoxha ka theksuar se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar paraditën e sotme në Presidencë me arsyen për t’ia thënë në sy, njëri-tjetrit, qëndrimet e palëkundshme të tyre. Këtë deklaratë, Hoxha e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndwrsa tregoi se deri një javë më parë të gjithë mendonin se PD-ja nuk e ka seriozisht, por sot nuk ka dyshime për veprimin e saj. Sipas tij, afatet u dogjen dhe kërkesa e parë vazhdon të jetë edhe sot. Ndërsa, theksoi se edhe Rama nga ana tjetër, e ka pasur seriozisht kur ka thënë se i bëj me datë 18 qershor votimet edhe pa opozitën. Ndërkaq, Hoxha deklaroi se ata shkuan në takim për t’ia bërë të qartë njëri-tjetrit. “
Çfarë është qartësuar gjatë kësaj jave, pse kemi një qartësi të gjërave dhe kampeve. Kemi patur edhe shqiptar të tjerë dhe forca politike që bashkoheshin me opozitën që nuk mund të bënte zgjedhje me kanabis. Nuk mund të bëhen dot zgjedhje me arrogancë, nuk mund të bëhen dot zgjedhje pa opozitën, por edhe ata u qartësuan. Shkuan secili në vendin e vet
”, tha Hoxha.
Botuesi Fahri Balliu ka theksuar se gjendja në vend mund të përkeqësohet, pasi opozita është e detyruar të mbrojë kauzën e lirisë së votës, përballë votës së trafikut dhe trafikantëve. Këtë deklaratë, Balliu e bëri sonte përgjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa theksoi se palët janë ndarë qartazi; Rama me trafikantët dhe Basha kundër trafikantëve. Më tej, ai deklaroi se pikërisht kjo gjë do të sjellë përplasje mes palëve, gjë e cila do të fitohet nga demokratët dhe kauza e votës së lirë.
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, sonte, në një intervistë për emisionin “Opinion” nga çadra e protestës ka deklaruar se nëse Edi Rama nuk garanton një marrëveshje me konsensus, opozita është e detyruar t’ia marrë atij pa konsensus. Spahiu ka lënë të kuptojë se opozita duhet të radikalizojë protestën, pasi dialogu nuk po funksionon me kreun e qeverisë Rama. Ai tha se populli duhet të mblidhet që me datë 6 maj në Kavajë, një ditë para zgjedhjeve, për të detyruar Edi Ramën të ulet në marrëveshje me opozitën sipas kërkesave të parashtruara.