Të ftuar:
Elisa Spiropali,
Baton Haxhiu,
Lorenc Vagjeli,
Berat Buzhala,
Robert Rakipllari,
Fahri Balliu
Teksa në emisioni ‘Opinion’ është duke u diskutuar mes gazetarëve dhe analistëve për koalicionin PS-LSI dhe marrëdhëniet mes tyre, gazetari Belndi Fevziu ka bërë një krahasim pikant. Fevziu e krahasoi koalicionin PS-LSI me lidhjet e show bizit, të cilët ndahen e pajtohe: “Kjo është si historia e atyre të dashurve të show bizit, që kur nxehen me njëri-tjetrin dhe ndahen një javë, shkojnë nëpër emisione edhe flasin kundër njëri-tjetrit për të bërë xheloz njëri-tjetrin. Fiks kështu”, është shprehur Fevziu.
Gazetari Berat Buzhala, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Shqipëria nuk do ketë zgjedhje, nëse Partia Demokratike nuk futet në garën e 18 qershorit. Buzhala tha se kjo është shumë e qartë, zgjedhjet nuk do mbahen në Shqipëri pa PD-në. “
Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike në garë. Pavarësisht se Rama nuk bie dakord dhe thekson se ai do t’i mbajë zgjedhjet
”, tha ai.
Marrëdhënia mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta nuk është e sinqertë, për botuesin Fahri Balliu. Këtë deklaratë, Balliu e bëri sonte në emisionin Opinion, ku theksoi se Rama nuk e njeh fjalën sinqeritet nga A-ja deri tek Zh-ja. Ai tregoi se drama më e madhe e intelektualëve shqiptarë është se ata e dinin se kush ishte Edi Rama, fjalorin, sjelljet dhe bëmat e tij, por edhe rezultatin që solli drogën dhe kanabisin, si dhe dëmin që solli në ekonominë kombëtare, por përsëri ata rrinë e mendojnë se ky njeri mund të fitojë.
Këshilltari i kreu të parlamentit, Lorenc Vagjeli është shprehur se koalicioni mes PS dhe LSI është funksional. Ai tha në emision Opinion se deklaratat e tyre kanë shumë të përbashkëta edhe pse në pamje të parë duken si të kundërta dhe këtë e lidh me faktin se politika në thelb është një show. “Pjesa e deklaratave dhe kundër deklaratave publike të minsitarve ka të bëjë me një arsye, sepse ata janë aksioner në sukseset e kësaj qeverisje dhe nuk janë po të njëjtët aksioner për dështimet e kësaj qeverisje”, është shprehur Vangjeli. I pyetur nga Blendi Fevziu se pse kjo nuk ka ndodhur kur LSI ka qeverisur me PD dhe Berishën, Vangjeli është shprehur se kjo është një çështje perceptimi, “nuk ka ndryshim, por atëherë deklaratat janë konsumuar brenda, ndërsa sot ndodh e kundërta” sipas Vangjelit, sepse e majta është më e hapur dhe deklaratat bëhen edhe më tepër publike. “Ka të bëjë edhe me natyrën ndryshme të ministrave të Berishës edhe të Ramës. Akuza që i është bërë Metës është se pse nuk ka bërë opozitë me Berishën, në fakt nuk ka qenë kështu, por stili i të bërit opozitë brenda qeverisë atëherë është bërë i ndryshëm nga sot”, është shprehur Vangjeli.
Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se koalicioni PS dhe LSI mund të fitojë 100 deputetë në garën e 18 qershorit. Haxhiu tha se marrëveshja PS dhe LSI për të hyrë bashkë në zgjedhje është e kopsitur dhe e përfunduar, por që nuk ka ende detaje të mënyrës së qeverisjes, e cila është një vazhdimësi e refomrave që kanë mbetur pa përfunduar, pavarësisht 100 mandateve që mund të marrin bashkë këto dy parti në zgjedhje. Më tej, ai tregoi se pse është kundër këtij koalicioni.
E para, jam kundër se kemi një opozitë të dobët. Dhe çadra ka dy funksione, vrajsa e një lideri dhe ruajtja e një lideri. Çadra realisht është për të ndërtuar një opozitarizëm që ka munguar për tre vite. Çfarë do të thotë vrasja e një lideri? Çadra e riktheu Lulzim Bashën të heshtur. Dhe do largojë Sali Berishën, i cili realisht ka një moshë për të cilën ai duhet të hapë krahun. E vetmja gjë që e ka shpëtuar pluralizmin në Shqipëri është çadra dhe lindja e Bashës si lider.
Opizatarizmi në Shqipëri me Partinë Demokratike ka qenë i shpërndarë në dy nivele. Niveli opozitar sipas funksionit opozitar brenda Parlamentit. Si dhe niveli opozitar brenda mazhorancës. Cfarë janë këto dy opozitarizma brenda këtij koncepti. E para, ky opozitarizëm ose opozitarizmi i Metës është për t’a ruajtur apo për t’a fuqizuar këtë opozitarizëm të dobët të PD-së, që Rama të mos ketë fuqinë që të sundojë Shqipërinë me mënyrën e vet politike
.
Baton Haxhiu, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta e kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre për koalicionin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Haxhiu tha se Rama dhe Meta kanë rënë dakord dhe hyjnë bashkë në zgjedhje. “
Do kisha dëshirë që të kishte një garë të fortë dhe të rëndë zgjedhore për një qeverisje të lehtë dhe jo siç ka ndodhur herën e kaluar, që ka qenë një garë e lehtë dhe një qeverisje shumë e rëndë
“, tha ai. Haxhiu theksoi se ata duhet të dalin në zgjedhje të ndarë, ndërsa tregoi se ata kanë arritur marrëveshjen që të dalin bashkë. Gjatë fjalës së tij, pak më lart, drejtori i Klan Kosovës, bëri me dije se kjo ka qenë një qeveri e numrave, por realisht është një qeveri e rivalitetit. Sipas tij, qeveri e numrave do të thotë, se në çastin kur kanë hyrë bashkë; ata kanë rënë dakord, për të ndërtuar ato dokumente për një reformë për një Shqipëri të re. “
Ka qenë e pamundur të bëheshin gjithë ato reforma dhe të miratoheshin ligjet pa pasur numrat në Kuvend. Në të vërtetë kjo betejë menjëherë e dalur pas zgjedhjeve ka filluar mes Metës dhe Ramës. Raporti i tyre është me shumë dhimbje. Ky raport, është një betejë politike, dy partitë kanë ndërtuar filtra.
Është një betejë politike, si puna e atyre filtrave të partive.
Pasi dy partitë kanë ndërtuar filtra, sepse liderët kanë përplasje të mëdha përballë dhe kanë qetësi në opinionin publik. Kurse të tjerët, filtrat, kanë përplasje serioze në publik dhe nuk bien në sy në betejën e dy titanëve
”, tha ai.