Të ftuar:
Blerina Ago – Eksperte Udhëtimesh
Arber Cepani – Moderator
Fatjon Plaku – Fotograf
Balina Bodinaku – Moderatore
Meri Dishnica – Gazetare
Denada Kola – Bloggere
Xhulia Kuka – Xhulia Blogg
Saimir Kodra – Moderator i emisionit “STOP”
Turizmi i aventurës në Shqipëri mund të jetë një destinacion për të huajt, por vëmendja e madhe ndaj kësaj alternative është edhe një rrugë për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe paaftësisë për të shfrytëzuar të gjitha burimet që vendi ynë ofron.
Për Balina Bodinakun turizmi i aventurës është një atraksion i prekshëm mjaft mirë në Shqipëri, por ne duhet t’i ofrojmë vetes dhe të tjerëve edhe mundësi të tjera nga potencialet e ndryshme që mban në vetvete natyra shqiptare nga veriu në jug dhe jo vetëm.
Sipas saj, një mundësi e mirë për të gjithë është edhe turizmi kulturor, si arkeologjia dhe entokultura e larmishme që ofrojnë zona të ndryshme të vendit.
Balina Bodinaku mendon se për të shijuar siç duhet arkitekturën mahnitëse të Beratit, thjesht duhet të endesh nëpër rrugët e tij mahnitëse. Aty ka një minare të bukur, një kështjellë të jashtëzakonshme, disa kisha dhe pa harruar afërsinë me malin e Tomorrit.
Sigurisht jo vetëm kaq, pasi në qytetin e Beratit gatuhet shumë mirë…
Në vitin 2008, Berati u fut si një vend i trashëgimisë botërore në UNESCO-s së bashku me Gjirokastrën për arkitekturën e saj osmane të ruajtur mirë.
Edhe para kësaj, Shqipëria investoi në rregullimin e ndërtesave për të ruajtur arkitekturën mahnitëse të Beratit.
Ka një numër muzeumesh në Berat, duke përfshirë edhe Muzeun Etnografik Kombëtar të Beratit, i cili tregon se çfarë jete bënin banorët e mëparshëm të Beratit.