Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
A do jepnit një veshke për partnerin, përgjigjet e çuditshme të qytetarëve
Cfarë jemi të gatshëm të bëjmë për partnerin.Nëse bashkëudhëtari ynë ka nevojë, a do t’i jepnim psh një veshkë. Me këtë pyetje-provokim u jemi drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe përgjigjet e tyre, janë shpesh tragji-komike.
“Të kam thënë 30 herë”, në spital me parkinson, firma s’i bën raportin
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë tonë, për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha, të jepte dorëheqjen nga puna, që të përfitonte nga raportet, dhe i sëmuri kështu bëri. Por kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti. Besnikja tregon, se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë, ku punonte burri, por i thanë, se raportet janë djegur, pasi ai ka dhënë dorëheqjen. Ne u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj, na u tha, se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes, edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport, është 30 ditë. Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton, që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. Biseduam me subjektin, ku na thanë, se raportet nuk dilnin në sistem, edhe pse vetë qytetarit i dilnin. Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua, se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetsor.
Nuk punonte as ekoja e as grafia, çfarë ndodhi me qendrën shëndetsore 7
Në 27 dhjetor të vitit të kaluar transmetuam problemin e një tjetër qendre shëndetsore, pajisjet e së cilës, ishin jashtë funksionit. Bëhet fjalë për Qendrën Shëndetsore nr. 7 në Laprakë dhe sipas qytetarëve, prej 6 muajsh, ekoja nuk punonte. Pas një muaji shkuam sërish, dhe ekoja nuk ishte rregulluar.Po kështu edhe shërbimi i grafisë nuk ofrohej.Ne komunikuam me drejtoreshën e Qendrës Shëndetsore Klodiana Shahaj dhe ajo pranoi, që nuk ka as eko dhe as grafi prej muajsh. Por sipas saj, pas procedurës së prokurimit, problemi do të zgjidhej.Rikthehemi në qendrën shëndetsore numër 7, pasi problemi është zgjidhur. Drejtoresha Klodiana Shahaj, shprehet, se ka ardhur vendimi nga Komisioni i Prokurimit Publik për blerjen e aparaturave.Shahaj falenderoi emisionin “Stop”, pasi menjëherë pas transmetimit Ministria e linjës reagoi, duke sjellë pajisjet e reja.
/tvklan.al