Të ftuar:
Edmond Tupe – Shkrimtar
Reis Çiço – Gazetar
Olesia Leço – Shkrimtare
Oriela Nebiaj – Prezantuese
Orinda Huta – Moderatore
Rudina Dembacaj – Moderatore
Ermal Maçi – Jurist
Arlinda Çausholli – Shkrimtare
Profesor Edmond Tupe, të mërkurën, është shprehur për ndikimin e viteve të fëmijërisë në jetën e një individi. Tupja tha në emisionin ‘Opinion’ se fëmijëria është një nga pjesët e jetës së një personi që që e shoqëron për gjatë gjithë viteve të tij.
Gjatë fjalës së tij, profesori u ndal tek vitet e tija të fëmijërisë, por edhe tek dashuria e parë.
Tupja tregoi se në moshën 5-vjeçare ka rënë në dashuri, duke e konsideruar një kujtim që e ka shoqëruar edhe në moshë të thyer.
“Ishte dy lloj dashurish. Ishte ana shpirtërore me Sllavicën, ishte edhe ana deri-diku fizike që prekeshim me Natashën”,-tha Tupja.
Blendi Fevziu: Besoj se të dashurat që ke pasur më pas, nuk u mban mend emrat? Këtyre u mban mend emrat.
Edmond Tupja: Edhe atyre më pas u mbaj mend emrat.
Moderatorja e Wake-Up, Ori Nebiaj, është e ftuar në studion e ‘Opinion’ ku po flitet për fëmijërinë dhe ndikimin e saj në jetën tonë.
Teksa Ori e konsideroi fëmijërine saj të lumtur, në ekranin e madh në studio është shfaqur një foto e saj nga fëmijëria. Ori atëherë ka qenë 8 muajshe dhe sapo kishte filluar të hidhte hapat e parë.
14 për qind e parave publike në SHBA, shkon në edukimin për fëmijërinë e hershme. Kjo e dhënë u zbulua të mërkurën në emisionin “Opinion” në Tv Klan dhe sipas të njëjtit studim, theksohej se për çdo 1$ i investuar në fëmijërinë e hershme, kursen 7$ për riedukimin dhe efektet kriminale. Studimi tregon se në SHBA është provuar se sa më shumë të investohet në fëmijërinë e hershme, aq më pak shpenzon shteti në të ardhmen.