Të ftuar:
Enxhi Nasufi – Këngëtare
Akil Pano – Pastor
Blendi Salaj – Gazetar
Zhaklina Lekatari – Gazetare
Jeri Lalaj – Gazetare
Anxhela Peza – Gazetare
Mustafa Nano – Gazetar
Alion Caci – Skenarist
Gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” ka sqaruar deklaratën e bujshme të pak ditëve më parë se kishte shkuar për herë të parë me një mashkull me emrin Mariglen me origjinë nga Kuçova.
“Në show unë them te vertetat e mia. Kjo historia e Mariglenit ishte për efekt show. Në portale ishte spekulim i madh”, u shpreh ai në Opinion.
Në Shqipëri e kanë qejf temen e homoseksualitet, vijoi Nano.
Skenaristi Alion Çaçi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” për të diskutuar mbi studimin e Instat për martesat dhe seksualitetin tha se mosha mesatare e martesave aktualisht është 26 vjec. Ai tha shembullin e shoqërisë së tij që po martohet për shkak të rrethanave sociale-ekonomike.
“Shoqëria ime martohet në moshën 26 vjeç. Një shkak është Llotaria Amerikane se duhet të celebruar për të aplikuar. Një shkak tjetër është qiraja e shtëpisë, etj”. tha ai.
Një studim i INSTAT për moshën kur shqiptarët e humbin virgjërinë ngjalli debat në studion e “Opinion”. Gazetari Blendi Salaj tha se “nuk është normale që një vajzë 30 vjeçe që s’ka kryer marrëdhënie seksuale”.
Këtu ndërhyrn pastori Akil Pano i cili tha se nuk është mirë të frustrohen vajzat apo djemtë që nuk e kanë humbur virgjërinë edhe pse janë në moshë madhore.
Pano u shpreh se “pse nuk është normale? Po flasim për lirinë dhe për aq kohë sa seksualiteti është pronë individuale pse duhet të ushtohet presion. Nuk duhet të vrasim ndërgjegjen e atyre që janë 30 vjeç”.
Në këtë debat pati dhe këndëvshtrim tjetër se ata që janë 30 vjec dhe s’kanë humbur virgjërinë janë të kompleksuar mbi paraqitjen e tyre fizike.
****************************
Bujar Sheshi dhe dosja si bashkpunetor i Sigurimit te Shtetit!