Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi këtë të diel një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale.
Bardhi mes të tjerash në një postim në Facebook u shpreh se demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të fitojnë.
“Patosi gati për ndryshim! 12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq. Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!”, shkruan Bardhi në një postim në Facebook.
Klan News