Të ftuar:

Mustafa Nano – Gazetar

Alfred Lela – Gazetar

Tomor Alizoti – Analist

Klajda Gjosha – Deputete LSI

Dashamir Shehi – Kryetar i LZHK

Ne Skype: Erisa Zykaj – Gazetare

 

Surpriza e zgjedhjeve në Itali Lëvizja “5 yjet” dhe Lega, për deputetin Dashamir Shehi është një votë proteste. Ai tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se kjo nuk është një trend vetëm i Italisë, por edhe shteteve të tjera. Ai u shpreh se një fenomen i ngjashëm ndodhi edhe me Greqinë. Forcat e vjetra politike u sosën, për të zotëruar skenën politike politikanë të rinj dhe parti të tjera, të reja.

Gazetarja Erisa Zyka, të martën, është shprehur se rezultati i zgjedhjeve në Itali, është një votë proteste për ekonominë e ulet, numrin e lartë të emigracionit dhe rrezikut nga terrorizmi.

Përmes një lidhje me Skype nga Brukseli, Zykaj deklaroi për emisionin “Opinion”; se vota e qytetarit italian në zgjedhjet e 4 marsit në Itali, në njëfarë mënyre, ishte protestë edhe ndaj BE-së.

Ajo tha se italianët e kanë konsideruar Bashkimin Europian si një atdhe tjetër, diçka sipërore. Ndërsa, tani e shohin si një njerkë, e cila e ka lënë Italinë në harresë dhe pak fare pyet për ekzistencën e saj.

Në lidhje me koalicionin qeverisës, Zykaj theksoi se do të jetë i vështirë, kjo referuar edhe vështirësive që hasën për ndërtimin e koalicioneve në Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Për këtë arsye, sipas saj, BE ka lënë të kuptohet se po negocion të bindë lëvizjen ‘Pesë Yjet’ që të pranojë një koalicion me socialistët.

Ky trend i votës në Itali, tregon se politika italiane nuk ka kryer asnjë reflektim mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Së pari, nuk ka një reflektim se për çfarë arsye ndodhi BREXIT, pra nuk është bërë asnjë reflektim. Ata kanë menduar se ata janë tradhëtarët, që u larguan nga BE. Megjithatë nuk ka pasur asnjë reflektim për ekonominë, emigracionin dhe terrorizmin

”,- u shpreh ajo.