“Dalim ose më vete ose në një koalicion opozitar”
Asnjë nga partitë e opozitës në Kosovë nuk dëshiron të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së thonë se preferojnë të garojnë të vetme, por nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e një koalicioni opozitar.
“Sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë deputeti i PDK-së, Rashiq Qalaj.
Kundër një koalicioni me Vetëvendosjen shprehet edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Jo nuk do të bëjmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi bërë disa koalicione me ata që kemi menduar që duhet me e bë parazgjedhor”, shprehet deputetja Time Kadriaj.
Ndërsa në LDK preferojnë të garojnë të vetëm.
“Ende nuk kemi folur për koalicione sepse LDK do të dalë e para siç ka dalë në zgjedhjet lokale dhe nuk kemi diskutuar asgjë sepse do të dalim të parët dhe gjithashtu do të dalim për arsye se ju e dini që 6 muaj pas Qeverisë që ka fituar me 51 për qind, kemi dalë partia e parë në zgjedhjet lokale”, thotë deputetja Rezarta Krasniqi.
Zgjedhjet në Kosovë pritet të mbahen në Pranverën e vitit 2025.
Tv Klan