Opozita në Kosovë kritikon qeverinë Kurti pasi e ktheu çështjen e ndalimit të dinarit serb si pjesë e tryezës ndërmjetësuese të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit.
Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK: Ne tani jemi mësuar me këtë qeveri që tashmë çdo send që e thotë jo pas disa muajve e pranon sepse kalojmë prej krizës në krizë. Kryeministri Kurti është njeri i krizave ju e dini se prej veriut kalon te Dinari, prej Dinarit tash i vjen ndonjë krizë tjetër.
Bekim Haxhiu, deputet i PDK: Unë e kam tërhequr vërejtje që në fillim se kjo rrezikon të legalizojë Dinarin. Si mundet një zëvendëskryeministër deri në këtë nivel t’i mashtrojë qytetarët të deklarohet publikisht se nuk shkon në Bruksel për të dialoguar për Dinarin, ndërsa tani del thotë se kemi një marrëveshje për Dinarin me BE-në.
Por deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka mohuar se në Bruksel po diskutohet për Dinarin serb, pasi rregullorja e Bankës së Kosovës ka përcaktuar se monedha e vetme është Euro.
Tv Klan