Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës të ambasadorit amerikan në Kosovë i cili kritikoi qeverinë se po përbuzë ato organizata ku edhe do që të anëtarësohet përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
“Po shihet se po hymë në një periudhë më të keqe përkundër që jemi angazhuar në vazhdimësi që përkeqësimi i marrëdhënieve me vendimmarrje politike mos me prek rendin dhe ligjin sigurinë dhe profesionistët”, tha Haradinaj.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se deklarata e ambasadorit amerikan, Jef Hovenier ka ardhur si pasoj e situatës që ka krijuar qeveria e vendit.
“Ju e shihni se fundi i mandatit të Qeverisë Kurti, Kosovën e zënë nën sanksione, me raporte te cenuara me partnerët tanë strategjikë”, tha Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të të PDK-së
Së fundmi është raportuar se sanksionimet e faktorit ndërkombëtar do të prekin edhe sektorin e sigurisë pasi ka gjasë të ndërpritet bashkëpunimi i SHBA-së me Policinë e Kosovës, si shkak i aksioneve të qeverisë në veri të vendit.
Por nëpërmjet një komunikate Policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se trajnimet nuk janë ndërprerë në asnjë periudhë kohore, dhe vazhdojnë të realizohen.
Tv Klan