Askush nga opozita nuk është ftuar të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.
Kështu kanë deklaruar kryetarit i partisë “Levice Srbije” Borko Stefanovç, Presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak dhe ish-deputetja e Kosovës Rada Trajkoviç.
“
Sot u mbajt takimi i parë i dialogut të brendshëm me ekspertët ligjor, të ftuar ishin edhe profesorë të së drejtës kushtetuese, dekanë nga universitetet në Serbi, ata paraqitën disa pikëpamje ligjore, por nuk e dimë se çfarë, vetëm dëgjuam se ata ishin të pranishëm,”
tha Stefanoviç në tubim “Debati për Kosovën: Dialogu i brendshëm ose monologu”, organizuar nga Instituti për Çështje Evropiane./Klan Kosova