Ndryshe nga herët e tjera, përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës me gardën nuk ndodhën në seancën e kësaj të hënë në parlament. Garda kishte marrë masat duke vendosur një gardh metalik në hyrje, por PD kishte vendosur në mbledhjen e grupit që deputetët e përjashtuar të mos merrnin pjesë në seancë.
Sapo hynë në sallë, pak deputetë të opozitës protestuan duke u rreshtuar para foltores së parlamentit. Ata i ranë tavolinave dhe mbanin në duar pankarta me mesazhe në anglisht duke kërkuar lirimin e kryetarit Sali Berisha. Përballë kësaj situate, Bledi Cuçi nuk e ndërpreu seancën, e cila zgjati rreth 20 minuta.
Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se aksioni opozitar do të vijoj në çdo seancë plenare. Monika Kryemadhi e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, akuzoi sërish kryeministrin Rama.
Sa i takon zhvillimeve në seancë, deputetet e mazhorancës raportuan për problematikat që kanë konstatuar në terren në zonat e tyre.
Klan News