Ashtu siç kishin paralajmëruar, mbështetës të opozitës kanë protestuar këtë të enjte për më shumë se 2 orë përpara godinës së Parlamentit. Që në nisje të këtij tubimi, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, përpjekje kjo që ka shkaktuar jo pak tensione mes tyre dhe forcave të rendit.
Në shenjë proteste, disa prej tyre u kanë vënë flakën disa gomave. Gjatë përplasjes me uniformat blu, protestuesit kanë hedhur në drejtim të tyre tymuese, shkopinj, vezë, e bidona me ujë. Veprime këto që kanë detyruar policinë t’u përgjiget atyre me spraj.
Pjesë e saj u bënë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Tubimi i thirrur zhvillohej paralelisht me seancën paralamentare, e kishte si qëllim protestën kundër qeverisë pas publikimit të emisionit investigativ të televizionit italian Rai 3 për Shqipërinë.
Tv Klan