Lajme Arkiva 2004

60% e biznesit të madh dhe të mesëm përdor bankat për kryerjen e transaksioneve, ndërsa vetëm 18% e qytetarëve kanë një llogari bankare. Këto janë rezultatet e një anketimi të kryer nga Banka e Shqipërisë në vazhdën e fushatës kundër parash kesh në ekonomi.

Shkëlqim Cani: Përsëri Shqipëria vijon të mbetet një vend ku mbizotërojnë transaksionet në kesh. Mjaft të kujtojmë që vazhdojmë kohë nëpër sportele për  të paguar faturat e energjisë apo të telefonisë, së tërheqim bankat me bordero, se paguajmë taksat lokale, tarifat doganore,  tatimet apo  sigurimet shoqërore me cash, se në portofolet tona mungojë kartat e debitit  të kreditit dhe se lëvizim jashtë Shqipërisë messshumë të mëdha valutash në xhep, etj, etj.

Arben Malaj: Më shumë se fenomen me aparenc monetare, pasojat e nivelit të ekonomisë kesh ndikojnë në rritjet dhe cilësitë e  rritjes ekonomike”.

Osmo Lipponen: Është konstatuar se në vendet ku pagesat kesh apo me para në dorë janë të larta edhe  shkalla e pastrimit të parave është e lartë. Në rastin e vendit tuaj duhet përmirësuar kuadri ligjor dhe bashkëpunimi mes hallkave qeveritare”.

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë ka hartuar një grup masash për reduktimin e keshit në ekonomi. Këto masa konsistojnë në kalimin e pagave të administratës publike në banka, kalimin e pensioneve në banka si dhe pagesat e disa faturave, si të energjisë dhe telefonisë në kanale bankare./tvklan.al