Yjet e ekipit po venë në dyshim punën e trajnerit Julian Nagelsmann pas barazimit të tretë në kampionat
Presioni po fillon që të rritet mbi trajnerin e Bajern Mynihut Julian Nagelsman, pasi futbollistët po vënë në dyshim taktikat e tij pas një nisjeje të pazakontë në sezonin e ri të Bundesligës.
Kampionët në fuqi renditen në vend të tretë pas gjashtë ndeshjesh të luajtura, ndërsa kanë fituar tre sfida e kanë barazuar tre.
Më 10 Shtator, kampionët në fuqi barazuan me Shtutgardin 2-2, ndërsa më parë kishin marrë nga një pikë ndaj Union Berlinit dhe Freiburgut.
Yje të ekipit si portieri Manuel Neuer, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka u larguan nga stadiumi “Allianz Arena” pa thënë asnjë fjalë.
Vetëm Tomas Myler tha për mediat se ishte tepër i inatosur, e i mërzitur.
Sipas tabloidit gjerman “Bild”, disa prej titullarëve të ekipit mendojnë se Nagelsman duhet që t’i rishikojë edhe njëherë taktikat e tij, ndërsa në përfundim të takimit nuk mori një përgjegjësi dhe fajësoi lojtarë të ekipit të tij si Gnarbi, Sane dhe Musiala.
Klan News