Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme ka transmetuar në fillim të emisionit pamje e patransmetuara më parë, të bombardimeve të Natos, që filluan në 23 Mars të vitit 1999 dhe përfunduan në 12 Qershor të po atij viti. Bëhet fjalë për një nga betejat më rë rëndësishme të Aleancës së Atlantikut, që prej krijimit të saj në vitin 1949 dhe që ishte lufta e Kosovës. Këto pamje ishin të ruajtura për 10 vite dhe sjellin nga njëra anë pamjet e luftës dhe nga ana tjetër historitë personale të banorëve të Kosovës.
I ftuar në studio Auron Tare shprehet: Ne kemi operuar në zonën e Kukësit, të gjithë kufirin nga Kukësi deri në Tropojë. Të gjitha filmimet që do jepen janë të gjithë zonës Kukës-Tropojë./tvklan.al