Papa Françesku u lut të dielën për përparime, për mbrojtjen e planetit, gjatë takimit të nivelit të lartë për mjedisin që njihet i COP29.
“Shpresoj që konferenca për ndryshimet klimatike, COP29, e cila do të fillojë të hënën në Baku, do të japë një kontribut efikas për mbrojtjen e shtëpisë sonë të përbashkët”, u tha Papa besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
Pothuajse 200 vende do të mblidhen në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me klimën. Takimi zhvillohet nga 11 nëntori deri më 22 nëntor.
Detyra e parë e pjesëmarrësve të takimit është miratimi me konsensus i planit të punës./VOA