Ndonëse ka kaluar një tjetër natë të qetë në spital Papa Françesku është ende i sëmurë rëndë pasi po lufton me pneumoninë e dyfishtë dhe ka insufiçencë renale që për momentin mbahet në kontroll.

Një zyrtar i Vatikanit, i cili ka folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters tha se Françesku po hante normalisht dhe ishte në gjendje të ngrihej dhe të lëvizte nëpër dhomën e tij të spitalit. 88-vjeçari ndodhet i shtruar në spital prej 14 Shkurtit, pasi u diagnostikua me prenumoni të dyfishtë, të shkaktuar me shumë gjasa nga virozat stinore.

Gjendja e tij u përkeqësua të shtunën kur pësoi krizë frymëmarrjeje. Pritet që Papa të qëndrojë për disa kohë në spital, por gjendja e tij shëndetësore konsiderohet e paparashikueshme.

Jashtë spitalit Gemelli u mblodhën besimtarë të shumtë të cilët u lutën për Françeskun pranë një statuje të Papës së ndjerë Gjon Pali II, i cili u shtrua në spital shumë herë gjatë papatit të tij.

Ndërkohë, problemet shëndetësore të 88-vjeçarit ka nxitur një sërë spekulimesh publike midis kardinalëve katolikë dhe zyrtarët e rangut më të lartë në kishën katolike.

Kardinali i Nju Jorkut Timothy Dolantha në një predikim gjatë meshës në katedralen e tij të dielën se Papa ishte “ndoshta afër vdekjes” ndërsa kardinali gjerman Gerhard Muller i tha i gazetës italiane Corriere della Sera të Italisë se kardinalët nuk  kanë më shumë informacion sesa publiku për gjendjen e Papës.

Klan News