Të veshur me paruke, kostume me ngjyra, qindra australianë dolën në rrugët e qytetit Parkes duke parakaluar me makina, për të festuar për një nga projektet kinematografike të yllit botëror Elvis Presley, ‘Easy Come Easy Go’.
Në filmin e vitit 1967, Elvis tregon jetën e tij si një zhytës dhe këngëtar. Parada është pjesë e Festivalit pesë-ditor të Parkes Elvis, i cili mbahet çdo vit për të festuar ditëlindjen e Elvisit më 8 Janar.
Spektakli i sivjetshëm shfaqi fansa të guximshëm të veshur si idhulli i tyre, të kompletuar me kostume zhytjeje dhe kapele marinari ndërsa parakalojnë në rrugët e këtij qyteti.
“Elvis kishte gjithçka dhe ai ende vazhdon t’i tërheqë fansat dhe trashëgimia e tij do të jete përgjithmonë mes nesh,” tha një nga fansat.
Festivali Parkes Elvis do të përfundojë të dielën.
Klan News