Sende të rralla nga bota e muzikës dhe filmit, përfshirë unaza të arta të Elvis Presley dhe një letër e shkruar nga Brian Wilson do të dalin në ankand këtë fundjavë.

“Artefaktet e Hollywood dhe Muzikës” përfshijnë rreth 400 sende nga Prince, Aaliyah dhe Abigail Folger, një trashëgimtare kafeje që ishte viktimë e vrasjeve të Manson.
“Ky ankand ka disa sende shumë të fuqishme dhe me lidhje emocionale. Ka elementin e tragjedisë dhe ikonave që janë larguar shumë shpejt nga jeta”, tha Brigitte Kruse nga Kruse GWS Auctions.

Një mikrofon i Presley, një shishkë pilulash me datën mars 1977, dy unaza unike ari do të shiten për 35.000-60.000 dollarë.
Veç tyre, është një letër e shkruar me dorë nga Wilson për kushëririn e tij dhe shokun e bandës, Mike Love që pritet të shitet për 10.000 dollarë.
Ankandi do të zhvillohet më 31 gusht./tvklan.al