Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Një 48-vjeçar nga Progradeci është arrestuar teksa po transportonte armë zjarri dhe mina me telokomandë. Në njoftim zyrtar, policia e Lezhës theksoi se ai ishte nisur nga qyteti i Pogradecit me taksi dhe kishte për destinacion qytetin e Lezhës.
Operacioni i forcave të rendit u finalizua pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku u arrestua Arben Zagolli, ndërsa drejtuesi i taksisë u la i lirë.
Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak.
48-vjeçarit pritet t’i ngrihen akuza: Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese.
Policia po heton se ku i kishte marrë armët ky shtetas dhe cili ishte qëllimi i udhëtimit i armatosur, drejt Lezhës. Gjithashtu hetimet janë fokusuar dhe te identifikimi dhe kapja e shtetasve që do të bashkëpunonte për të kryer ngjarjen kriminale.
Klan News