Policia e Durrësit ka parandaluar këtë të hënë një ngjarje kriminale në rrugën “Manzë-Durrës”.

Një 49-vjeçar ka qëlluar armë gjahu në drejtim të automjetit të 26-vjeçarit pas një konflikti të çastit në qarkullim.

Policia ka mbërritur mënjëherë në vendngjarja dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit Ardian Hoxha dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al