Bukuria, pamja e jashtme, hijeshia dhe të ndikimet e tyre në jetën e përditshme ishin në fokus të diskutimeve në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Aktorja Arjola Demiri në fjalën e saj u ndal më tepër te përvojat e përjetimet personale.

Ajo u shpreh se nuk preferon që ta quajë veten të bukur, por simpatike. E kjo ndoshta e ka një shpjegim. Njerëzit e bukur në shumicën e rasteve paragjykohen dhe këtë Arjola e di më së miri. Ndërkohë që në studio numëron paragjykimet dhe komentet e ndryshme që ka marrë nga ndjekësit për pamjen e jashtme.

Sa i takon pyetjes se nëse ka ndikuar bukuria për të qenë e suksesshme në profesion, aktorja shpreh të kundërtën. Sipas saj bukuria nuk i ka dhënë gjë tjetër, veçse i ka prishur punë.

“Unë personalisht ndjehem më komode kur më thonë sa simpatike je Arjola se sa kur më thonë që je e bukur. Sepse kur më thonë që je e bukur unë nuk e besoj. Unë realisht nuk e besoj… Unë mendoj se më ka prishur punë, paraqitja. Mendoj se më ka prishur punë, nuk më ka favorizuar. Nuk është në kuadrin e modestisë, por mendoj që më ka paragjykuar, qoftë nga komentet, e qoftë nga mënyra se si e kanë parë imazhin tim së jashtmi. Unë në thelb e quaj veten një gocë simpatike, por jo të bukur. Ky paragjykimi së jashtmi, komentuesit, denigrimet që vijnë, “jo po se operacionet”, “botox-i”. Të gjitha këto të faturohen mbrapa, që ti nuk je realisht e bukur, por ti je bërë sepse nuk ke qenë”, tha aktorja./tvklan.al