Sipas MeteoAlb, territori i Shqipërisë do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, ku herë pas here priten reshje në formë shtrëngate.
Në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, shira më të dendur do të ketë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit, ndërsa dëbora më e theksuar do të jetë në skajin verior dhe verilindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të vijojë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë./tvklan.al