Sipas MeteoAlb, një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke karakterizuar kushtet e motit ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore;

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente por në sasi të pakta.

​Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugorjugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.