Franca është në ditë zie kombëtare pasi cikloni Chido shkatërroi territorin e saj në ishullin Mayotte në fillim të këtij muaji.

Njerëzit në të gjithë Francën kryejnë homazhe dhe flamujt janë në gjysmështizë në shenjë solidariteti. Dyshohet se mijëra njerëz humbën jetën pasi Chido goditi brigjet juglindore të Afrikës.

Më shumë se një javë pas stuhisë, të mbijetuarit vuajnë mungesën e ujit dhe energjisë elektrike ndërsa shumë ekipe të emergjencave po u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 94 viktima. Më shumë se 100,000 njerëz aktualisht janë zhvendosur në strehimoret e Kryqit të Kuq pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan.

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të rindërtojë infrastrukturën dhe shtëpitë e shkatërruara të ishullit Mayotte.

Klan News