Sipas MeteoAlb, përgjatë gjithë 24-orëshit, territori shqiptar do të mbizotërohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e dendura herë pas here të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe të lartë.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar rrebeshe afatshkurta shiu në të gjithë ultësirën perëndimore edhe në zonat malore reshjet do të jenë në formë shiu dhe jo dëbore.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të jenë deri në 6°C në zonat malore. Ndërsa ulen maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 21°C përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e forte përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al