Nata e ndërrimit të viteve do të jetë tepër e ftohtë, por nuk pritet që ky i ftohtë të shoqërohet me reshje dëbore apo shiu.

Sipas parashikuesve të motit ditët e mbetura të vitit 2008 do të vijojnë me ulje temperaturash dhe mot të kthjellët.

Tanja Porja: “Problematike do jenë temperaturat, të cilat sot kanë rënë me 2 gradë, priten që dhe në ditët në vijim të kenë rënie graduale me nga një apo dy gradë. Data 31 Dhjetor do të shënojë dhe din më të ftohtë. Këto vranësira të vogla dhe kalimtare nuk do të krijojnë mundësinë e dëborës, por dua të theksoj që do vazhdonin ngricat. Duke qenë se dëbora ka rënë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka patur, temperaturat kanë mbetur nën zero dhe të gjitha ato zona ku ka patur reshje dëbore dhe ditët në vijim do të ketë sërish rënie temperaturash, ngricat do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore të zonave malore.”

Por ditët e para të vitit 2009 do të vijnë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa në 2 Janar pritet që temperaturat minimale dhe maksimale të rriten me 4 gradë celsius./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami