Pranvera ka ardhur, kjo deklarohet me plot bindje nga sinoptikanët, të cilët argumentojnë se kjo vërtetohet nga temperaturat e dhjetë ditëve të para të marsit, të cilat janë brenda vlerave normale për këtë stinë. Por, ata nuk bëjnë përjashtime për ditë të veçanta siç pritet të jetë e premtja, ku termometri do të shënoj në mjaft qytete nën zero, situatë kjo aspak normale për muajin në të cilin jemi.
Tanja Porja: “Ne jemi në stinën e pranverës. Pyetja e çuditshme që jemi apo s’jemi në stinën e pranverës vjen për shkak të temperaturave të këtyre ditëve. Fatkeqësisht do të thosha që dhe në ditët në vijim në temperaturat nesër dhe pasnesër nuk është se do të pësojnë ndonjë ndryshim të dukshëm në të gjithë territorin, por dita e premte sjell një ngrohje me 4 gradë të temperaturave dhe pikërisht dita e premte bën një përjashtim nga një ditë normale pranverore. Pasi temperaturat në zonat malore do të bien disa gradë nën zero, edhe zonat e ulta do të jenë shumë afër 0 gradëve”.
Edhe për sa i përket reshjeve sinoptikanët pohojnë se ato janë në kuota normale, ndërsa theksojnë se 15 ditëshi i dytë i marsit do të sjell temperature më të ngrohta dhe më pak reshje./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Ben Haxhiaj
Montazh: Vilma Halilaj