Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i kryeqytetasve, i është besuar teknikut serb, Aleksandar Veselinovic.

Trajneri 54-vjeçar u prezantua këtë të hënë në ambientet e klubit dhe menjëherë nis nga puna, në stolin e nënkampionëve të Shqipërisë.

Partizani ishte pa trajner prej disa javësh, pas largimit të Orges Shehit, para fillimit të kampionatit. Në dy javët e para, skuadra u drejtua nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj dhe regjistroi një humbje ndaj Vllaznisë dhe një fitore ndaj Skënderbeut.

Sa i përket Veselinovic, trajneri serb në karrierën e tij ka drejtuar në vendlindje skuadra si Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica dhe Cukaricki. Gjithashtu ai ka drejtuar Al Batin në Arabinë Saudite dhe Al Dhafra në Emiratet e bashkuara Arabe. /tvklan.al