Partizani ka njoftuar largimin e sulmuesit Oresti Rifa. Futbollisti 18-vjeçar do të jetë pjesë e Hajduk Split në Kroaci.

Klubi i kuq bën të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen për huazimin e Rifas deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje.

Rifa ka dalë nga të rinjtë e Partizanit dhe numëron dy ndeshje këtë sezon me ekipin e parë, në kualifikueset e Conference League në verë.  

“Partizani me kënaqësi njofton transferimin në formulën e huazimit të Oresti Rifa te Hajduk i Splitit. Marrëveshja mes dy klubeve për kalimin e sulmuesit 18 vjeçar me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit nga kroatët e Hajduk Split është konkretizuar së fundmi. Rifa një produkt i Akademisë Partizani, prej dy sezonesh ishte pjesë e skuadrës së parë dhe tashmë do të provojë aventurën e re në futbollin kroat”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

/tvklan.al