Nisma për dhënien me koncension për 18 laboratorët mjekësor që janë në spitalet e vendit, ka ngritur në protestë të gjithë teknikët dhe mjekët që punojnë në këto shërbime.
Sipas tyre, partneriteti publik privat vë në rrezik, diagnozën e pacienteve, monopolizon sistemin dhe nuk u siguron vendin e punës.
Ata e shohin zgjidhjen tek investimi që ministria e shëndetësisë duhet të bëjë për këta laborator, ndërsa i kërkojnë Ministrit Ilir Beqaj të tërhiqet nga kjo nismë.
Në një reagim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se ky partneritet do të zgjerojë gamën e analizave nga 100 në 160, nuk do të ndryshojë aksesin e qytetarëve, ndërsa do të mbetet një shërbim publik që rregullohet nga qeveria, ku standardet do të përcaktohen nga Ministria. Sa i takon punonjësve ministri Beqaj thotë se mjekët do të vazhdojnë të kenë një kontratë me spitalet publike, ndërsa teknikët do të punësohen nga kompania që do të krijohet specifikisht për zbatimin e kontratës koncesionare.
Tv Klan