Lajme Arkiva 2003
Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela ka reaguar pas humorit të aktorit Agron Llakaj në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste një ditë më parë.
Spartak Ngjela: 30 vjet mbrapa në materialet e atij kongresi apo plenumi, çfarë e kishin ata, për të cilin mund të themi se kërkojnë të evokojnë për demokracinë vlera false dhe për ta përmbledhur me pak fjalë është kalimi nga palvata, Fuat Çela dhe kompania, te Sania te Xhevria, këto kanë qenë që të gjitha gënjeshtra, janë tallur me njeriun e thjeshtë për të çoroditur opinionin.
Avokati Ngjela ka paraqitur përsëri pikat e platformës së tij elektorale, decentralizimi brenda aspektit juridik konsiderohet pikë kyçe për kandidatin demokrat. Fryma e demokracisë merr fryma të vërteta dhe jo false është pikëpamja që avokat Ngjela kërkon tu jap qytetarëve të Tiranës. Ngjela ka treguar edhe një element të ri për programin e tij elektoral të panjohur më parë.
Spartak Ngjela: Aktualisht ne operojmë me demokracinë direkte, me përfaqësim, ne kërkojmë votën për të përfaqësuar, por elementët e demokracisë direkte kemi vetëm referendumin. Do ta shfrytëzojmë. Këta kanë zgjedhur teza, jo s’ka bazë ligjore, i zgjidhim ne ato. Problemi qëndron se ne do të konceptin e referendumin për probleme kardinale të shoqërisë sonë./tvklan.al