Ndarjen nga reperi i njohur, Stormzy Maya Jama po e kalon duke pushuar në Ibiza së bashku me mikeshat e saj.
Në këtë video, prezantuesja e Love Island, 29, ishte e veshur me një fustan të bardhë teksa po ecte përgjatë autostradës e shoqëruar nën ritmet e muzikës.
Pamjen e mrekullueshme fizike tablodi britanik Daily Mail e ka cilësuar një mënyrë për tu hakmarrë ëmbël ndaj reperit Stormzy.
Thuhet se Maya dhe Stormzy u ndanë pas mosmarrëveshjeve se kur të krijonin një familje.
Maya e cila ka qenë imazhi i markës luksoze të modës Dolce & Gabbana, ambasadore e Rimmel London, dhe e kërkuar nga gjigandi i transmetimit Netflix, donte të priste edhe pak që të bëhej me fëmijë, në ndryshim nga Stormy i cili ishte i etur për të patur familje me prezantuesen britanike.
“Maya po shijon karrierën e saj, ajo është ambicioze dhe dëshiron të arrijë çdo gjë që ajo dëshiron. Asaj pëlqejnë udhëtimet dhe festa dhe është vetëm 29 vjeç dhe për këtë arsye ajo nuk është ende gati për një hap të tillë,” thonë burime për Daily Mail.
29-vjeçarja ishte në lidhje me reperin britanik për katër vjet përpara se të ndaheshin për herë të parë në 2019.
Klan News