Thuajse të gjitha destinacionet janë zbuluar në Mesdhe por riviera shqiptare pa dyshim mund të quhet një zbulim i ri i turistëve të huaj.
Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se ndryshe nga vendet e tjera çmimet në vendit tonë janë shumë konkurruese. Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius ka plazhe që përshkruhen si “Maldivet e Evropës”.
Vetëm 30 minuta në perëndim të Tiranës, qyteti i Durrësit ofron plazhet më të mira me rërë të butë. Vijon me qytetin e Vlorës i cili është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë me një bulevard buzë detit dhe një plazh publik me gurë.
Vajza e Donald Trump, Ivanka është një fanse e madhe e qytetit dhe bashkëshorti i saj Jared po shpreson të krijojë një eko-resort luksoz në ishullin e bukur të Sazanit .
Megjithatë nëse u thua shqiptarëve të tregojnë vendpushimin e tyre të preferuar bregdetar ata padyshim do të thonë Dhërmiun thotë tabloidi britanik. Kjo pikë turistike ofron plazhe unike dhe një jetë të gjallë të natës.
Vijon me plazhet e Himarës dhe të Sarandës .Në këtë të fundit ka plot me dyqane, bare dhe restorante dhe ka një shëtitore qendrore. Këtu turistët nuk duhet të lënë pa vizituar Kalanë e Lëkurësit, me pamje nga ngushtica e Korfuzit që cilësohet vendi më i mirë për të shijuar perëndimin e diellit.
Afër Sarandës ndodhet Ksamili që cilësohet nga përdoruesit e rrjeteve sociale si “Maldivet e Europës”. Dhjetë minuta larg me makinë është xhevahiri në kurorën e vendeve kulturore të Shqipërisë, qyteti antik i Butrintit i mbrojtur nga UNESCO.
Klan News