Manchester United ka marrë një goditje të fortë ndërsa po përgatitet për sezonin e ri, pasi blerja e re prej 59 milion paundësh Leni Joro do të mungojë për tri muaj për shkak dëmtimi, ndërsa Rasmus Hojlund për gjashtë javë.
Të dy futbollistët dolën duke çaluar në pjesën e parë të sfidës ndaj Arenalit në Los Angeles.
Joro ka në frakturë në trinën e këmbës së majtë ndërsa Hojlund vuan për shkak të një tërheqjeje muskulore, raporton “Daily Mail”.
Ky është një lajm negativ për trajnerin Erik ten Hag, i cili duhet të mendojë sërish për përforcime. Tekniku i “Djajve të kuq” e ka zëvendësuesin e sulmuesit danez. Ai është afirmi i kësaj vere Joshua Zirkzee.
Por në qendër të prapavijës i duhet që të bëjë një tjetër blerje. Joro kishte firmosur për Junajtid vetëm dy javë më parë dhe luante takimin e tij të dytë me ‘Djajtë e kuq’.
Një nga emrat që po ndiqet me vëmendje nga Junajtid është Matias de Ligt, që pëlqehet shumë nga ten Hag. Dëshira e teknikut është të ribashkohet sërish me lojtarin që e ka pasur tek Ajaks.
Bayern Mynihu nuk e ka përfshirë në turin veror, ndërsa të dyja klubet po diskutojnë për një marrëveshje.
Klan News