Lady Gaga është detyruar të shtyjë turneun e saj  muzikor nëpër botë. Shkak i këtij vendimi është bërë fakti që shumë yje të tjerë të mëdhenj të muzikës tashmë  kanë rezervuar skenat .

38-vjeçarja thuhet se po planifikonte të bënte turne duke përfshirë Britaninë e madhe vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Daily Mail shkruan se artistë si Beyoncé, Coldplay, Dua Lipa dhe Bruce Springsteen  do tw mbajnw koncerte në vitin 2025 dhe tashmë kanë zënë hapësirat ku zhvillohen performancat në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Lady Gaga po planifikon turneun më të madh të karrierës së saj  por do të duhet të presë,’-thotë një burim pranë këngëtares për The Sun.

Ajo ka pasur një sukses të madh në muajt e fundit me bashkëpunimin  e saj me Bruno Mars për këngën Die With a Smile, i cili u publikua në gusht dhe ka kryesuar listat muzikore në botë.

Klan News