Pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc dhe EncroChat, Europol ka arritur çkodoj një tjetër aplikacion që përdorej për komunikim mes grupeve kriminale. Bëhet fjalë për platformën Matrix, që u zbërthye nga autoritetet e huaja pas një punë 3 mujore.

Ishin autoritete holandeze dhe franceze të cilët ndërhynë të parët për të ndërprerë komunikimet e grupeve kriminale në këtë aplikacion, të cilët më pas u ndihmuan nga homologët e tyre italianë, lituanezë dhe spanjollë.

Platforma e komunikimit u zbulua nga autoritetet holandeze, në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari në vitin 2021.

Sipas Europol, krijuesit e këtij aplikacioni ishin kujdesur ta bënin platformën më të sofistikuar se Sky Ecc dhe EncroChat. Përdoruesit mund ti bashkoheshin këtij shërbimi vetëm nëse merrnin ndonjë ftesë nga personat e abonuar. Tarifat mujore për këtë aplikacion varionin nga 1300 deri në 1600 euro për një abonim 6 mujor. Autoritetet kanë arritur të gjejnë 40 servera në Gjermani dhe Francë.

Gjatë punës hetimore, policia arriti të marrë në dispozicion 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të cilat janë duke u deshifruar. Mesazhet lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës, trafikun e armëve, dhe pastrimin e parave.

Është ende e paqartë nëse ky aplikacion përdorej edhe nga grupet shqiptare të cilët kryejnë aktivitet kriminal në vende të BE-së. Gjatë një operacioni të përbashkët, në Francë u arrestua një i dyshuar, në Spanjë dy, ndërsa u kryen kontrolle në Lituani dhe Holandë.

Sipas Europol, krijimi i këtij aplikacioni erdhi si nevojë për grupet kriminale për mbylljes së Sky Ecc, EncroChat, Exclu dhe Ghost.

Klan News