Në Gjykatën e Posaçme nisi gjykimi i ish-shefit të krimeve, Dedan Gjoni, dhe 5 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafik droge dhe sigurim kushtet për të kryer vrasje.

Trupa gjykuese pranoi këtë të hënë kërkesat edhe kërkesat e të pandehurve për t’u gjykuar me procedurë të shkurtuar. Në rast se do të shpallen fajtorë, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murati, Adrian Cenaj dhe Albert Prenga do të përfitojnë ulje të dënimit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, janë dokumentuar 4 raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Kjo u faktua nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc.

Të pandehurit akuzohen se kanë bashkëpunuar edhe për një tentativë vrasje, ndaj dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. Për këtë krim që nuk u realizua, ishte ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ndihmonte me informacione.

Klan News