Garda Civile Spanjolle, e mbështetur nga Europol ka çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të drogës në një hetim që ka përfshin Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë.

Të dyshuarit ishin të përfshirë në marrjen dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në të gjithë zonën e Bashkimit Europian, duke shtuar këtu dhe aktivitetin e tyre në pastrimin parash.

Kjo goditje u koordinua nga Task Forca Operacionale e Europolit. Hetimi i cili nisi në Qershor të 2022, zbuloi rrjetin e trafikut të drogës duke operuar në tri kontinente.

Secili prej tyre mori role të ndryshme brenda zinxhirit logjistik. Shtetasit kolumbianë ishin përgjegjës për dërgesat nga Kolumbia në Evropë, ndërsa shtetasit bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës.

Ekipet e shpëtimit u fshehën në një kontenier për të hyrë fshehurazi në portë dhe në sajë të ndihmës së punëtorëve të korruptuar ata ia dolën të nxirrnin kokainën gjatë natës.

Gjithashtu theksohet se anëtarët e tjerë shqiptarë, me qendër në Dubai, vepruan si investitorë duke siguruar financimet e nevojshme drejt prodhuesve për dërgesat nga Kolumbia. Vlen të shtohet se anëtarët e rrjetit pastronin gjithashtu të ardhurat nga krimet e tyre.

Nga sugjerimet e inteligjencës, tregohet se rrjeti kriminal kishte kapacitet për të marrë deri në 1 ton kokainë në javë dhe dërgesat kryeshin nëpërmjet linjave ajrore dhe rrugëve detare.

Rrjeti dyshohet se është i lidhur me konfiskimet e kokainës që arrijnë në mbi 7 tonë, të sekuestruara në aksione të ndryshme policore.  

Si rezultat i këtij aksioni, janë kryer 22 arrestime në Spanjë, 27 bastisje shtëpish në qytete si Barcelonë, Kadiz, Madrid, Malaga dhe Valencia. 

Sekuestrimet e fundit përfshijnë rreth 1 ton kokainë, 35 automjete, orë luksoze dhe bizhuteri, dhe 6.5 milionë Euro cash, 48 armë dhe 53 llogari bankare.

/tvklan.al