Ish-futbollisti Jurgen Gjasula, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për karrierën e tij.

Gjasula zbuloi se ka marrë ftesë për tu grumbulluar nga Shqipëria që në moshën 18-vjeçare, por nuk u afrua dot, për shkak të problemeve me pasaportën.

Ai u grumbullua për herë të parë në moshën 28-vjeçare, ndërsa theksoi se nuk ka marrë një përgjigje përse nuk u grumbullua më vonë.

“Ka qenë e vështirë. Kemi shkuar në Gjermani vetëm, pa ditur gjuhë dhe pa njohur asnjë. Prindërit  bënë për ne, për të pasur një jetë më të mirë. Klausi më vinte gjithmonë nga mbrapa, por nuk e lija, sepse ishte i vogël. Luaja si i vogël përpara lagjes. Ishin disa shokë që shkuan në një skuadër dhe pas tyre shkova edhe unë. Që në atë kohë, trajnerët e panë që isha nga më të mirët dhe luajë me dy vite më të mëdhenjtë.

Ftesa në Kombëtaren shqiptare kam pasur që 18 vjeç, kur ishte Brigel trajner, por kisha probleme me pasaportën. Kur morëm pasaportën gjermane, duhet të hiqnim atë shqiptaren. Grumbullimi në Kombëtare, u realizua kur isha 28 vjeç. Nuk e kuptova përse nuk vinin më ftesa në Kombëtare më vonë. Nuk mora as një shpjegim. Kisha një fazë të mirë në Gjermani dhe prisja një ftesë në Kombëtare, por nuk erdhi.

Pengu për karrierën është që duhet të kisha qenë më i fokusuar për futbollin. Nëse do kisha atëherë kokën që kam tani, do të ishte më mirë.”, deklaroi Gjasula. /tvklan.al