Silda, një vajzë nga Delvina është bërë pjesë e emisionit E Diela Shqiptare në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Ajo ka rrëfyer për jetën duke theksuar xhelozinë që i vëllai ka pasur për bashkëshortin e saj. Vajza ka ardhur t’i bëjë atij një surprizë dhe ta falenderojë atë që në momentet më të vështira që Silda ka pasur, ai i ka qëndruar pranë dhe e ka frymëzuar për të vazhduar pasionin e saj.

Silda ka trgeuar se pasi u martua me bashkëshortin, Sandrin, ajo ngeli shtatzënë dhe nuk e ka përjetuar mirë këtë periudhë. Shtoi shumë kilogramë, u bë shumë nevrike dhe e ndjente veten shumë negative. Qante dhe nervozoheshe për çdo gjë. Pas 5 muajsh nga lindja e djalit ajo vendosi të kthehet tek prindërit në Delvinë me shpresën që do i kalonte ajo re e zezë që kishte mbi kokë dhe ndoshta do binin dhe kilet e tepërta që ajo kishte marrë duke dalë vrap nëpër mal. Gjatë një dreke me familjen vëllai i saj i tregoi me entuziazëm punën që bashkëshortja e tij bënte, dhe Silda u frymëzua nga kjo gjë, duke i lindur ide për të vënë në punë pasionin e saj për poezi.

Silda: Gjatë një dreke familjare, Adi po tregonte me entuziazëm për diçka që po bënte bashkëshortja e vetë. Ajo bënte disa punime me dorë që i shiste përmes Instagramit. Ai fliste plot pasion si e porosit klienti, si e përshtat sipas kërkesës e dëshirës, pastaj e dërgon në postë. Mënyra si e tregonte ai plot entuziazëm më zgjoi e mua diçka brenda vetes që ishte e fjetur, por jo e vdekur.

Unë konceptova një diçka që nuk e kisha dëgjuar më parë, nuk e njihja por që më erdhi natyrshëm. Konceptova një poezi të personalizuar. Vjen klienti të tregon ngjarjen që i ka ndodhur, kujtimet, detajet për personin që do ja dedikojë. Unë pasi dëgjoj historinë, ndërfutem tek personi që e kërkon, ndjej dhe preceptoj gjysmë ore si ai.

Kur u ktheva në Durrës, i them Sandrit atë servisin e telefonave që e ke do e ndryshojmë. Do e ndajmë në dy pjesë e në njërën do rrij unë.

Sandri: Nuk kisha besim se do bënte ndonjë gjë, por nuk doja t’ja prisha dëshirën e vetë dhe i lashë një pjesë të vogël të banakut. Kur erdhi momenti pastaj filluan të vinin shumë njerëz, ajo zuri pjesën më të madhe dhe mua më la vetëm një pjesë të vogël të banakut.

Silda: Produktet e mia filluan të shiteshin shumë, masivisht. Disa poezi të personalizuara mundohesha me dëshirat dhe preceptimet e klientit. Domethënë sajoja me sende nga natyra, ambjentet që ata pëlqenin dhe fakti që vjen dikush dhe kërkon gjëra shpirtërore për dikë, unë as vetë nuk e kuptoj që shkaktoj aq shumë emocione positive tek të dyja palët. /tvklan.al