Francezi mungon deri në 60 ditë, ‘fiton’ botërorin e Katarit
Zhvillime të reja në frontin e Pol Pogba. Francezi i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë, nga ku pritet të mungojë jo pak me Juventusin. Sipas asaj që raportojnë mediat dhe klubi bardhezi, Pogba ka operuar meniskektominë e jashtme artroskopike selektive, duke rezultuar i suksesshëm.
Koha e parashikuar për tu rikuperimin e 29-vjeçarit parashikohet nga 40 deri në 60 ditë, çka do të thotë se Pogba do të jetë i gatshëm për të qenë në Botërorin e Katarit me Francën e tij. Kampioni i Botës do të kthehet pikërisht në ditët e fundit para grumbullimit me kombëtaren e “Gjelave”, duke qenë kandidat potencial për të qenë nën urdhrat e trajnerit, Didier Deshamp.
Sa i përket Juventusit, Pogba pritet të jetë i gatshëm vetëm në muajin Janar, diçka e konfirmuar edhe nga trajneri Massimiliano Allegri. Kjo nuk është situata e vetme që pengon mesfushorin gjatë kësaj periudhe. Kohët e fundit, është raportuar një tentativë zhvatjeje nga një grup kriminelësh, mes të cilëve edhe vëllai i Pogba, Matias. Një periudhë jo e lehtë për francezin, madje as për Allegrin, i cili shikon zgjatjen e kohës së rikuperimit të një lojtari kyç për mesfushën e sezonit që ka nisur.
Klan News