“Qeveria mashtron konsumatorët”
Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka programuar një tjetër rritje çmimi për karburantin. Opozita e cilëson justifikim argumentin e Këshillit të Ministrave se rritja bëhet në emër të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE-së dhe përafrimit të legjislacionit, pasi sipas saj, po tentohet sërish të futen duart në xhepat e shqiptarëve.
“Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipërisë vërtet i kërkohet mbajtja e rezervave të sigurisë së karburantit për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak gjë e re. Ajo do t`ia ribleje industrise këtë sasi nafte me lekët e taksapaguesve, gjë për të cilen taksapaguesit kanë 15 vite që paguajnë. Këto para shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë. Kjo është vjedhje e hapur!”, tha anëtari i kryesisë, Eno Bozdo.
Sipas Partisë Demokratike, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në Europë dhe pas ardhjes në pushtet ajo premton se do ta ulë atë me 300 Lekë për litër.
Tv Klan