Për Partinë Demokratike, vetëdorëzimi i Klement Balilit nuk është hap i madh në luftën kundër krimit, por një skemë e kontrolluar dhe menaxhuar në pakt me Edi Ramën.
Në një dalje për mediat, Edi Paloka tha se pas marrjes nën kontroll të plotë të prokurorisë, skema për Balilin është e njëjtë me atë për Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.
Sipas PD, rasti i Saimir Tahirit do ta provojë së shpejti skemën. Paloka u shpreh se Tahiri do të marë pafajësi për trafikun e drogës dhe do të shpëtojë me akuzën më të lehtë të shpërdorimit të detyrës.
“Vetëdorëzimi i Balilit, që ka patur këto 5 vjet mbrojtjen e qeverisë së Edi Ramës, tregon se policia, qeveria dhe drejtësia janë në duart e Edi Ramës që ka lidhur fatin e tij politik me fatin e krimit”
, shtoi më tej nënkryetari i Partisë Demokratike.
/tvklan.al